INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia helene arreston pedofilin shqiptar. Ngjarja…

Policia helene arreston pedofilin shqiptar. Ngjarja…

Publikuar më: 09:10 02-09-2016

Policia helene ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar, pasi në një park të Athinës ai ka tentuar të përdhunojë një vajze të vogël 11-vjeç.
Mësohet se vajza ndodhej në park në pritje të shoqeve të saj, kur 40-vjeçari i është afruar. Polica sqaron se e ftoi të miturën për një pije freskuese, e në vazhdim e tërhoqi në një zonë të izoluar të parkut ku dhe tentoi ta përdhunonte. Kanë qenë thirrjet për ndihmë dhe britmat e vogëlushes që tërhoqën vëmendjen e një kalimtari, i cili njoftoi policinë.
40-vjeçari u arrestua prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë greke. Ai tentoi të përdorte emër të rremë, pasi siç pranoi përpara agjentëve, ka familje dhe është baba i një fëmije të mitur.
Shqiptari u dërgua në Gjykatën e Athinës se cila vendosi ta lërë në burg nën akuzën e tentativës së përdhunimit, ndërsa vogëlushja u dërgua në spital.

Article Logic
Execution time: 0.0042071342468262