INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia dhunë ndaj nxënësve. Vogëlushi qan: “Më gjuajti polici te koka”

Policia dhunë ndaj nxënësve. Vogëlushi qan: “Më gjuajti polici te koka”

Publikuar më: 16:19 02-10-2018

Një situatë e tensionuar është duke ndodhur në fshatin Mengël të Elbasanit ku nxënës dhe prindër vazhdojnë të protestojnë për hapjen e shkollës. Fëmijët e traumatizuar qajnë dhe denoncojnë dhunën e policisë të ushtruar ndaj tyre. Një fëmijë i gjakosur tregon duke qarë se është dhunuar nga policia. “Më gjuajti polici te koka”, tregon duke qarë i mituri. Fëmijët kanë vendosur të marrin ushqim dhe kërkojnë që aty të jetë i pranishëm kryetari i bashkisë Qazim Sejdini.

foto_2.jpgI pranishëm në protestë është dhe deputeti i PD-së Luciano Boçi i cili po diskuton me policinë. Që nga nisja e sezonit të ri shkollor fëmijët nuk bëjnë mësim, për shkak se shkolla është mbyllur për t’ju nënshtruar rikonstruksionit.

Marrë nga: Newsbomb.al

http://www.newsbomb.al/skandal-vogelushi-i-gjakosur-qan-me-ngasherim-me-goditi-polici-te-koka-fotot-136364

Article Logic
Execution time: 0.0037078857421875