Banorët e nominuar, Olta Gixhari, Armaldo Kllogjeri dhe Krist Aliaj janë vendosur përballë banorëve të tjerë në një konferencë për shtyp. Një nga pyetjet që ngjalli interes ishte ajo që iu drejtoi Qetsori: Cilin banor e shihni si fitues të “BBV”?
“Dëshira ime është që të fitojë një femër. Unë dëshirë kam që të fitojë Olta, sepse Olta ka dhënë dhe jam i bindur që edhe po të vazhdojë të qëndrojë, do vazhdojë që të jape,”-u shpreh Maestro.
“Do mendoj komplet me logjikë, kush ka riskuar më shumë, kush ka dhënë më shumë energji, kush ka dhënë më shumë emocione, kush ka sakrifikuar veten… Jam mes Oltës dhe Luizit,-ishte përgjigjja e Kristit.
Ndërsa Olta si gjithmonë habiti me përgjigjen e saj: “Unë do të doja që ta fitonte Kiara. E shoh shumë favorite për ta fituar. Unë e shoh si njeri që mund ta fitojë.”








13 Dec 2025 





