INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po lind një fizikë e re? Studiohet kalimi i një ylli pranë vrimës së zezë

Po lind një fizikë e re? Studiohet kalimi i një ylli pranë vrimës së zezë

Publikuar më: 10:39 22-08-2018

Një grup astronomësh kanë analizuar efektet e vrimës së zezë, e cila ndodhet në zemër të Rrugës sonë të Qumështit dhe një yll që kalon pranë tij çdo 16 vjet. Studimet mund të hapin dyert e një fizike të re.
S2,është një yll që ndodhet në pjesën qendrore të Rrugës së Qumështit në galaktikën tonë pranë Shigjetarit A: ky i fundit është një burim i valëve të radios, i përbërë nga një vrimë e zezë që ka një masë të krahasueshme me 4 milionë herë më të larta se ajo e Diellit. S2 kryen, rreth vrimës së zezë, një orbitë çdo 16 vjet apo më shumë, në një distancë mesatare prej 134 Njësi Astronomike (një Njësi Astronomike është e barabartë me distancën mesatare Tokë-Diell dhe është rreth 150 milion kilometra). Disa javë më parë, ylli S2 kaloi pranë vrimës së zezë dhe një grup shkencëtarësh nga Instituti Max Planck për Fizikë Ekstrateror (Gjermani) shfrytëzuan mundësinë për ta studiuar atë dhe për të marrë informacion të rëndësishëm.
“Kemi qenë në gjendje të mbledhim të dhëna shumë të sakta, jo vetëm në pozicionin e yllit përgjatë orbitës së saj, por edhe në shpejtësinë e saj. Tani ne besojmë se të gjitha galaksitë e mëdha fshehin një vrimë të zezë në bërthamën e tyre. Me fushatën e fundit të vëzhgimit, ne studiojmë në detaje efektet e përgjithshme relativiste të vrimës së zezë, duke gjetur dëshmi për këto efekte’’ shpjegon lideri i grupit, Reinhard Genzel
Ky hulumtim, sipas shkencëtarëve, është i një rëndësie të konsiderueshme, sepse vrima e zezë në Rrugën tonë të Qumështit është mjaft e afërt për të na lejuar të studiojmë sjelljen e yjeve të afërta me të, një fenomen që nuk mund të studiohet në asnjë galaktikë tjetër. Në të ardhmen e afërt, grupi i Genzel dëshiron të shkojë më tej dhe të kërkojë yje që janë edhe më të dobët se sa S2 dhe më afër vrimës së zezë, për të marrë informacion të ri, për shembull duke studiuar sjelljen e gazit në një distancë kaq të ngushtë. “Qëllimi është të sjellë së bashku teoritë e mekanikës kuantike dhe gravitacionit, të cilat mund të çojnë në një fizikë të re” thotë Genzel.

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561