INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vala e nxehtë e këtij viti mund të çojë në rritjen e çmimit të disa produkteve

Vala e nxehtë e këtij viti mund të çojë në rritjen e çmimit të disa produkteve

Publikuar më: 10:49 22-08-2018

Disa nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë, Rusia, Australia si dhe vende të Bashkimit Europian janë në mes të një thatësire dhe vale nxehtësie, të cilat po e çojnë tregun botëror të grurit në defiçitin e parë prej gjashtë vitesh, thuhet në një raport të Bloomberg.
Disa vende europiane po përballen me mungesa të rezervave dhe kjo po ndikon tek çmimet në një shumëllojshmëri produktesh, çka do të prekë edhe Shqipërinë.
Buka, makaronat, drithërat, biskotat, ëmbëlsirat, madje edhe birra po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta në botë dhe rritja e çmimeve mund të përfshijë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto të fundit së shpejti pritet të eksportojnë më shumë grurë se zakonisht për vende si Gjermania dhe Ukraina. Në vitin 2010, zyrtarët rusë ndaluan eksportet e grurit në vende të tjera pas një sezoni të nxehtë që dëmtoi prodhimin e grurit. Kjo lëvizje bëri që çmimi i bukës të rritet në shumë vende, por, aktualisht nuk ka asnjë ndalim për eksportet e grurit nga asnjë shtet.

Article Logic
Execution time: 0.0041370391845703