INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet 53-vjeçari për armbëmbajtje pa leje

Arrestohet 53-vjeçari për armbëmbajtje pa leje

Publikuar më: 10:25 22-08-2018

Arrestohet një 53 vjeçar për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë Hasan Koltraka, banues në fshatin Arras-Dibër. Nga njoftimi zyrtar i policisë thuhet se "arrestimi i tij u bë pasi një qytetar ka telefonuar Policinë se ky shtetas dyshohej se mbante armë zjarri pa leje, ku menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij".
Gjatë kontrollit, 53-vjeçarit iu gjetën të fshehura një armë zjarri pistoletë TT, 3 krëhëra të mbushura me fishekë, dhe një kuti me 44 copë fishekë, gjithësej 65 copë fishekë pistolete. Po ashtu janë gjetur edhe 28 fishekë armë gjahu. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale " Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Article Logic
Execution time: 0.0033550262451172