INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po kryeministri Rama ç’ne? Këngëtari i njohur shqiptar fiksohet keq me Alba Hoxhën: Pse s’kam fatin e Albi Nakos? [FOTO]

Po kryeministri Rama ç’ne? Këngëtari i njohur shqiptar fiksohet keq me Alba Hoxhën: Pse s’kam fatin e Albi Nakos? [FOTO]

Publikuar më: 17:33 12-12-2018

Disa ditë më parë komentoi në një foto të Alba Hoxhës ku ajo shfaqej me fustan nuserie dhe i thoshte “Nusja e ëndrrave të mia” dhe ai koment u bë viral në rrjet.

Balerina nuk i ka kthyer përgjigje komentit dhe kjo ka bërë që këngëtari të ankohet publikisht për faktin që Alba nuk ishte përgjigjur. Santi ka bërë disa shkrime në Instastory që ia dedikon pikërisht Albës, duke etiketuar edhe kryeministrin Rama lidhur nga protestat e fundit të studentëve.

1.’Përshëndetje ose përshëndetje zoti Kryeministër.Unë quhem Sandër Mjeshtri dhe njësoj si bashkëmoshatarët e mi kam disa kërkesa/ankesa.Pse unë gjithë ky çun, djalë ose djalosh merre si të duash duhet të injorohem dhe të mos vihet re një koment i imi nga Alba Hoxha, ndërkohë që për atë koment u bo nami, në çdo portal ka dalë.(Mos me thënë më shumë janë marrë me komentin që Alba ma la seen sesa me protestën)

2.Pse duhet të detyrohem unë të futem në kurs kërcimi që ti bie në sy Albës, se këngëtaret si paska me qejf.

3.Pse unë nuk e mbyll dot bagazhin e makinës me këmbë siç e mbyll Alba ose pse nuk mund ta mbyll sirtarin e kundrabufesë ose dollapit ç’ është ajo.

4.Pse nuk mund të kem fatin e Albi Nakos që të dashurohem me një femër ose më saktë të martohem me nusen e ëndërrave të mia apo ajo të më dojë si vëlla.

Kam të drejtë? Ju lutem shumë isha dhe jam shumë serioz për këtë çështje.Mbi të gjitha kam më pak pika se studentët dhë asnjë nuk më është plotësuar’ ka shkruar Santi në këtë postim jo pak ironik.

collagegtrh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0055549144744873