INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po del për jetë nate në Tiranë dhe pret të të ngacmojë ndonjëri?Ja çfarë më panë sytë!

Po del për jetë nate në Tiranë dhe pret të të ngacmojë ndonjëri?Ja çfarë më panë sytë!

Publikuar më: 11:48 30-04-2018
Nga Anisa Bega
 
Në ditët e sotme, jeta e natës ka ndryshuar në krahasim me brezat e dikurshëm.
Unë kam pasur fatin, që në adoleshencë më merrte motra me vete kur dilte me shoqërinë e saj vite më parë. Ndoshta nuk e kuptoja mirë, kuptimin e fjalës argëtim, por me aq sa mbaj mend, njerëzit kërcenin më shumë, socializoheshin dhe shijonin pijen së bashku me muzikën e vendit që shkonin. Nuk po them që vendet ishin më luksoze, por ama njerëzit e zbukuronin me dëshirën për t’ja kaluar sa më mirë. Le të kthehemi tani, ku vazhdoj të dal ndonjë fundjavë në këto vendet “trendy” që na ofrohen në Tiranë. Gjëja e parë që shikon, janë “ tangërlliqet” që nëse do shiteshin me para do bëheshin shumë të pasur. Do thoni ju, çfarë pune ke me të tjerët, shih veten tënde dhe mos u ndiko nga mjedisi. Psikologjia në fakt, e ka vërtetuar që mjedisi që të rrethon ndikon te çdo individ, te disa më shumë e te disa më pak.  Unë, problem e kam pasur sepse si tip më pëlqen të kërcej dhe ndonjëherë më ngatërrojnë për të huaj, ose shqiptare që jeton jashtështetit. Pra, nuk duhet të jesh nga këtu që të shijosh momentin dhe të argëtohesh kur e ndan mendjen për të dalë?!
 
Takova këtë fundjavë në një qendër SPA-je dy vajza nga Kosova, nga Prishtina të cilat kishin ardhur në Tiranë për një fundjavë. Përshtypja e tyre për jetën e natës ishte kjo: “Vende luksoze, me njerëz të ndrojtur, ku në një vend që kishin shkuar diku në bllok, vetëm këto të dyja kishin kërcyer”. Gjithashtu, më thanë që nuk para ngacmonin meshkujt, pra sado që flirtonin nuk vinin te tavolina dhe të futeshin në bisedë. Të njëjtën gjë, thonë edhe mikeshat e mia dhe njëra më tha që kanë frikë nga refuzimi, prandaj preferojnë : shih me sy dhe plas me zemër. Pra, të njohësh dikë kur del natën, qenka vështirësuar kur duhet të ndodhte e kundërta. Edhe kur ndonjëra i refuzon, fillojnë edhe mund të ofendojnë.
 
Prandaj, ju rroftë o vajza që rregulloheni, visheni bukur e bëheni seksi, sepse meshkujt do ju kthejnë kurrizin! Gjithësesi, femra mbajeni veten gjithmonë, argëtohuni sa t’ju dojë qejfi dhe nëse dikush dëshiron të socializohet le të vijë, nëse jo sërish argëtimi mos të mbarojë!
 
Article Logic
Execution time: 0.0031847953796387