INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Strasburgu" refuzon sërisht kandidatët shqiptarë

Publikuar më: 16:52 13-04-2017

Këshilli i Europës ka refuzuar për herë të dytë tre kandidaturat e paraqitura nga qeveria shqiptare për gjykatën europiane të njeriut në Strasburg.
Pasi janë intervistuar nga komisioni të tre kandidatët e propozuar nga qeveria shqiptare, Aurela Anastasit, Sokol Berberit dhe Aleksandër Muskajt, ata janë refuzuar.
Në argumentin e paraqitur nga asambleja thuhet se këta tre emra nuk janë mjaftueshëm të kualifikuar për të zëvendësuar gjyqtarin shqiptar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, Ledi Bianku.
Kjo është hera e dytë brenda disa muajve që Këshilli i Europës i kthen mbrapsht qeverisë shqiptarë e propozimet e saj për në Strasburg, ndërsa i kërkon sërish të paraqesë një listë të re kandidatësh.
Por emri i Sokol Berberit refuzohet për herë të dytë, pasi edhe në refuzimin e parë të këtij emri nga asambleja por edhe të ish kryeprokurores Ina Rama dhe të konstitucionlistit Gent Ibrahimi as nuk janë marrë farë në intervistë nga komiteti duke i refuzuar ata në bllok.
Arsyeja e refuzimit herën e parë nuk kishte lidhje me aftësitë e tyre por me procedurat e ndjekura nga qeveria shqiptare ne përzgjedhjen e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498