INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse deodoranti i meshkujve është më i mirë për femrat

Ja pse deodoranti i meshkujve është më i mirë për femrat

Publikuar më: 13:02 30-04-2018

Përdorimi i produkteve kundër aromave të pakëndshme të trupit nuk është një fenomen modern. Ai daton që në Egjiptin e lashtë ku njerëzit shpikën artin e banjave të aromatizuara dhe nisën të aplikonin parfume në sqetull. Deodoranti i parë u krijua në 1888 dhe quhej “Mum”.

Ai që mund të quhet një fenomen i ri është se sot shumë femra preferojnë të përdorin deodorant për meshkuj me pretendimin se është më i fortë dhe funksionon më mirë se versioni për femra. Natyrshëm, gjendrat e meshkujve prodhojnë më shumë djersë, ndaj është e kuptueshme pse deodorantet e tyre janë më të fuqishëm. Sidoqoftë, të dyja versionet kanë ekzaktësisht të njëjtën përmbajtje dhe diferencën e bëjnë vetëm paketimi dhe aroma.

Megjithatë ka disa arsye pse duhet që versionin femëror ta zëvëndësoni me një deodorant për meshkuj:

Aroma: Nëse jeni të lodhur nga aromat e zakonshme për femra, duhet të dini se jo të gjithë deodorantet për meshkuj kanë aroma të forta. Ju mund të zgjidhni midis atyre me aromë frutash, të freskët, të ëmbël ose thjesht neutral. Ka dhe nga ato me aromë myshku dhe industria e parfumeve do t’ju thotë se myshku do të ishte një zgjedhje e sofistikuar, klasike për femrat.

Çmimi- Duket se shumë firma pëlqejnë ta rrisin çmimin kur bëhet fjalë për produktet për femra. E kundërta ndodh në rastin e meshkujve.

Sasia e produktit- duke qenë se janë bërë për meshkujt, ato tentojnë të jenë më voluminozë.

Mbrojtja – Kur krahason deodorantin e një femre me atë të një mashkulli, ky I fundit e bllokon aromën në mënyrë më efektive.

Dukja- Duket se në rastin e femrave duhet të sakrifikosh, mbrojtjen kundrejt amballazhit gjë që nuk ndodh në rastin e deodorantëve për meshkuj ku ti merr atë që sheh dhe për të cilën paguan.. Përvec kësaj, ndryshe nga ato të femrave deodorantet për meshkuj nuk lënë njolla të bardha, sidomos nëse është në formë xheli që nuk krijon toptha nën sqetull dhe nuk është i yndyrshëm.

Një gjë që nuk duhet harruar është se ndryshe nga sa mendohet, djersa në vetvete nuk ka pothuajse fare aromë. Erën e pakëndshme ia japin mikrobet që ngjiten në lëkurë. Deodorantet përmbajnë fuqi antibakteriale për të ndaluar erën e pakëndshme përpara se ajo të nisë, ndaj të paturit një të tillë është bërë i domosdoshëm. Nga ana tjetër, trupi krijon imunitet ndaj një deodoranti të caktuar. Ja pse për të parandaluar rezistencën, është mirë që ta ndërroni markën e deodorantit çdo 6 muaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051