INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po bën namin me serialin “Squid Game”, aktores simpatike i ndodh e papritura!

Po bën namin me serialin “Squid Game”, aktores simpatike i ndodh e papritura!

Publikuar më: 12:36 11-10-2021

HoYeon Jung, e cila luan në serialin koreano-jugor që po bën namin në të gjithë botën, Squid Game, ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm. Që kur seriali u shfaq në fund të muajit të kaluar, Jung ka fituar 15 milionë ndjekës në vetëm tre javë, duke e bërë atë aktoren më të ndjekur të Koresë së Jugut në Instagram, sipas Forbes.

Në serial – një dramë që ndjek personazhet të cilët bëhen pjesë e një seri lojërash të dhunshme – 27 vjeçarja luan një dezertor nga Koreja e Jugut e cila përpiqet të fitojë para për të tërhequr anëtaret e familjes të bllokuar përtej kufirit. Roli i saj reflekton trishtim dhe dëshpërim, një kontrast me atë se si shfaqet në internet.

Llogaria personale e Instagramit e aktores së lindur në Seul është e mbushur me fotografi tërheqëse që e tregojnë të kuruar me veshje stilistësh, ndërsa pozon për fotosesione të shtëpive të mëdha të modës.

 

Article Logic
Execution time: 0.003413200378418