INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plot me ribashkime! Dy ISH-a, kush janë banorët e rinj që i bashkohen shtëpisë së Big Brother VIP

Plot me ribashkime! Dy ISH-a, kush janë banorët e rinj që i bashkohen shtëpisë së Big Brother VIP

Publikuar më: 22:28 03-01-2026

Ish-konkurrentja e Për’puthen, e cila kishte një lidhje me Keijsin, është tashmë pjesë e garës për Çmimin e Madh. Përpara hyrjes së saj, ajo foli për raportin me Keijsin, duke u shprehur: “Ka shumë gjëra për të treguar. Është vetëm fillimi. Do ende kohë të ambientohet”. 

Kujtojmë se dyshja u nda gjatë pjesëmarrjes së tyre në emisionin “Përputhen”, ku çfarë nuk i thanë njëri-tjetrit. Epo ky “sherr” mes tyre LIVE ka ngjallur më tepër interesin se si do të vijojë marrëdhënia e tyre, nëse Keijsi i shpëton nominimit!

 

stelina.webp

Mateo është banori i radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5 mbrëmjen e sotme. Ai është banori i dytë që futet në shtëpi pas Stelinës.

Mateo është një personal-trainer ku ka punuar në vende të ndryshme.

“Ka shumë banorë, por pak lojtarë. Ajo që më pëlqen më shumë është Brikena. Unë jam 100% single, kam shumë kohë. Për terezinë time”, u shpreh Mateo.

Ndërkohë që faqja e Big Brother në Instagram ka shkruar se Mateo është ish-i dashuri i Brikenës dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim se çfarë do të ndodhë brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”!

 

mateoo.webp

Greta është banorja më e re që bëhet pjesë e Big Brother VIP 5, e cila bashkohet me dy banorët e rinj te Akuariumi.

Në fjalën e saj, ajo u shpreh se është një vajzë që përshtatet shumë me të tjerët, por Lorna është ajo me të cilën mendon se do e ketë më të vështirë.

“Secili ka karakteret e veta, por unë s’do përshtatesha shumë me Lornën. Jam tip alegro që përshtatem me të gjithë. Mjafton të ketë energji pozitive”, tha ndër të tjera Greta.

greta.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0023758411407471