INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PAMJE TË RËNDA! Alba rrëzohet në Big Brother dhe humb ndjenjat, dërgohet me urgjencë në spital

PAMJE TË RËNDA! Alba rrëzohet në Big Brother dhe humb ndjenjat, dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar më: 21:32 03-01-2026

Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të shtunë në Big Brother Vip Kosova. Alba Pollozhani është rrëzuar aksidentalisht dhe ka humbur ndjenjat. Menjëherë ajo është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që në rrjet së fundmi janë publikuar edhe pamjet e momentit kur Alba është rrëzuar.

Teksa ishte duke u përgatitur për sfidën e radhës me banorët e tjerë, Elijonën, Hygertën dhe Klodin, ajo është rrëzuar papritur.

Në momentin e incidentit, ajo ka humbur ndjenjat për disa çaste, duke alarmuar menjëherë banorët e tjerë, të cilët i janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë.

Ka qenë stafi i produksionit ata të cilët kanë ndërhyrë më pas dhe e kanë transportuar Albën me urgjencë në spital. Deri më tani gjendja e saj shëndetësore nuk dihet.

Video credit:  bigbrothervipkosova

 

Article Logic
Execution time: 0.0033309459686279