Plot marijuanë dhe këshilla miqësore, McGregor nderon legjendën e boksit: “Të dua Mike Tyson”[FOTO]
Publikuar më: 14:04 04-11-2018
Janë dy legjenda të luftimit dhe njerëz, të cilët kanë plot eksperienca për të ndarë me njëri-tjetrin. McGregor ka kaluar fundjavën me Mike Tyson në shtëpinë e tij në Irlandë, duke pirë marijuanë, të cilën Tyson e kultivon në arat e tij në Kaliforni, ku kjo bimë është e legalizuar.
McGregor ka bërë një postim të gjatë në Instagram duke shpërndarë të gjithë opinionet e tij dhe duke i ofruar disa këshilla,legjendës së boksit. McGregor tha se nga Tyson ka dëgjuar disa fjalë, që nuk i kanë pëlqyer në fillim, por takimi me të ballë për ballë ka bërë që çdo gjë të ngelet pas.
Gjithashtu McGregor tha se e shijoi goxha marijuanën e Tyson. Në fund McGregor e mbyll postimin e tij në këtë mënyrë: “Të dua Mike! ‘I hekurti’ Mike Tyson! Ja ku është një foto ikonike e jotja si një dhuratë falënderimi nga unë.”
Dy legjendat takohen pas thashethemeve që qarkullonin se Tyson do ishte pjesë e ekipit të Khabib për ta ndihmuar në ndeshjen e pashpallur ende kundër Floyd Mayweather.