INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plasi keq! Robert Aliaj kundër Ronela Hajatit: 'Tallavaja do të shkojë në Eurovision'

Plasi keq! Robert Aliaj kundër Ronela Hajatit: 'Tallavaja do të shkojë në Eurovision'

Publikuar më: 14:25 20-01-2022

Artistja e njohur shqiptare, Ronela Hajati u shpall fituesja e Festivalit të 60-të në RTSH.

Ronela me “Sekret” do të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionin më të madh muzikor në Europë, në “Eurovision”.

Në vend të dytë u rendit këngëtari Alban Ramosaj me “Theje”.

Mirëpo, duket se pavarësisht se kënga e saj u shpall fituese, ka njerëz të botës së muzikës që mendojnë se Ronela nuk e ka merituar çmimin e parë. Ndër të fundit edhe Robert Aliaj.

I ftuar së fundmi në emisionin “A Show”, ai ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Festivalit të Këngës. Ai shprehu keqardhje që “muzika tallava” do të na përfaqësojë në Eurovision 2022.

Roberti i është referuar këngës “Sekret” nga Ronela Hajati. Artisti shtoi se sipas tij, Eurovisioni është një program bosh dhe propagandistik.
“Të them të drejtën as nuk e dëgjova festivalin, e pashë më vonë. Është zhgënjyese, zhgënjyese sepse unë kam qenë gjithmonë një nga ata pak partizanë. Tallavaja po sundon, këtë pashë unë, tallavaja. Më vjen shumë keq që tallavaja do të shkojë në Eurovision. Jo se kam ndonjë respekt për Eurovisionin, se unë e shoh si program propagandistik, është bosh, kot fare, i një modeli shoqëror që nuk ka për t’u sunduar kurrë”, tha ai.
Article Logic
Execution time: 0.0037918090820312