INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dedikim për Bora Zemanin? Elgit Doda rrëfen të pathënat për triologjinë e këngëve në bashkëpunim me Donaldin!

Dedikim për Bora Zemanin? Elgit Doda rrëfen të pathënat për triologjinë e këngëve në bashkëpunim me Donaldin!

Publikuar më: 15:27 20-01-2022

Javë më parë Donaldi zbuloi se tekstin e këngës së Elgit Dodës, “TL” (Toxic Love, Dashuri Toksike), e ka shkruar ai dhe i dedikohet marrëdhënies që ka pasur me Borën.

Mirëpo i ftuar së fundmi në “Pardon My French”, këngëtari i njohur ka folur rreth shumë detajeve interesante.

Ai është pyetur edhe për triologjinë e këngëve që ka realizuar në bashkëpunim me Donaldin. Deri tani janë publikuar “TL” dhe “Ku je”, teksa së shpejti do vijë edhe “Mirupafshim”.

Teksa u pyet nëse “Toxic love” ishte për Bora Zemanin, Elgiti u shpreh se nuk e di diçka të tillë pasi ajo ishte ndjesi e Donaldit.

“Ishte ndjesi e Donaldit. Nuk më tha Donaldi për kë ishte ndjesia… Mund të kem patur edhe unë ndoshta një histori. Ishte thjesht ndjesia për një lidhje toksike. Është temë e bukur sepse çdo njeri mund të ketë kaluar një gjë të tillë. Ai asnjëherë nuk përmendi për kë, por njerëzit e çojnë ku të duan.”

Ndërsa sa i përket fabulës së triologjisë, Elgiti zbuloi se bëhet fjalë për një njeri që donte një dashuri toksike dhe e kërkonte gjithnjë “Ku je”. Por, sipas tij, në fund e kuptoi se nuk ia vlen dhe i thotë “Mirupafshim”. Elgiti tregoi se kënga do publikohet brenda datës 14 shkurt.

“Njeriu që donte një dashuri toksike “TL (Toxic Love)”, e kërkonte gjithmonë “Ku Je”, por në fund fare e kuptoi që nuk ia vlente. Kjo është një triologji sepse është me tri këngë, ku tek e fundit i thotë “Mirupafshim”. Kënga do të vijë brenda datës 14 shkurt. Nuk e di çfarë ka qenë në trurin e Donaldit, nuk kemi folur fare për këtë…”

Article Logic
Execution time: 0.0038008689880371