Kapriçot e Wanda Naras për rinovimin e Icardit kanë bërë që drejtuesit e Interit të mos durojnë më. Kupa është mbushur dhe, ndoshta, në fund të sezonit mund të ketë edhe një divorc. Kjo ka qenë arsyeja pse Marotta është takuar me Luciano Spallettin dhe, bashkarisht, kanë marrë vendimin drastik: Mauro Icardi nuk do të jetë më kapiteni i Interit. Shiriti do të kalojë në duart e Handanovic. Lajmi i është komunikuar sot skuadrës.
Rasti "Icardi" ka sjellë tension dhe fjalët e gruas-agjente Wanda Nara vazhdojnë që të mbajnë lart nivelin e alarmit. Koncepti është i qartë: për të tuteluar Interin, Marotta dhe Spalletti e dinë se duhet të bëjnë llogaritë edhe me ciklonin Wanda, që duhet zbutur sa më shpejt.
Nisur nga situatat e krijuara së fundmi, shanset janë të mëdha që Ikardi të largohet nga Interi në fund të sezonit. Juventusi dhe Reali i Madridit janë 2 klubet prestigjioze që kanë shprehur interes për shërbimet e 25-vjeçarit.
Dhe për tifozët fajtorja e vetme në gjithë këtë klimë të krijuar është Wanda Nara dhe deklaratat e saj nëpër media.









5 Feb 2026 





