INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Plas sherri! Rikthehet pas 1 viti armikja e Taynës, thumbon reperen me këngën e saj më të re [VIDEO]

Plas sherri! Rikthehet pas 1 viti armikja e Taynës, thumbon reperen me këngën e saj më të re [VIDEO]

Publikuar më: 10:56 07-09-2019

Tayna është padyshim një nga reperet që me suksesin e saj goditi si një meteor të gjithë tregun muzikor, duke arritur që vetëm në një kohë të shkurtër të krijojë hit-e të paharrueshme.

\"6.PNG\"

Me siguri të gjithë e mbani mend sherrin mes Taynës dhe Arta Memedit vitin e kaluar. Tayna në një postim në Instagram shkruante që tani e tutje ta thërrisnin \"Njerka\" pasi \"Mami\" po përdorej shumë. Arta reagoi duke i thënë Taynës 'ti gjithmonë do të jesh e dyta'.

\"-640-0-5d7382ba0a4b3.jpg\"

Sherri mes dy repereve u komentua shumë në media, por më pas për një kohë të gjatë Arta ra në qetësi. Sot ajo është rikthyer pas gati 1 viti duke publikuar këngën e saj më të re me titull \"Shote Galica\".

Fansat menjëherë kanë nisur të komentojnë se kënga e re e Artës është diss për Taynën.

\"-640-0-5d7382acec3a8.jpg\"

\"S'kam ik prej luftës, kadal veç sa ja nisa\"- dëgjohet duke thënë Arta. Në fund këngëtarja thumbon sërish Taynën duke thënë:

\"Siri who ..... up ata me kryt ma t’madh se beli\". Më poshtë mund të ndiqni videon.