Gjatë spektaklit të së martës, u ndez sherri mes tij dhe ish-konkurrentes së “Përputhen”, Antonela Berishës, e cila është konsideruar nga balerini si një njeri që mori famë për 10 muaj vetëm nga programi ku shkoi për të gjetur burrë.
Ilir Shaqiri iu drejtua duke i thënë se përveç “gojë”, nuk ka asnjë vlerë tjetër brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Ndërsa Antonela Berisha iu kundërpërgjigj duke thënë: “Ne s’dimë të hapim këmbët të bëjmë spërkata si ti, dimë të bëjmë gjëra të tjera, përdorim gojën”.
ilir shaqiri antonela berisha
Pjesë nga debati:
Ilir Shaqiri: Kur nuk kanë çfarë bëjnë dhe kthehen te e njëjta temë. E kam thënë shumë qartë, këtu do doja personazhe nga të cilët të mësoja diçka. Ajo që po mësoj janë vetëm fjalë, sulme koti.
Antonela Berisha: Laj, shpëlaj jemi këta. Nëse nuk të pëlqejmë mund të dalësh.
Ilir Shaqiri: Jo, jo, unë do rri edhe shumë gjatë.
Antonela Berisha: Pse ankohesh atëherë! Jemi këta që jemi, çfarë të bëjmë, nuk jemi në nivelin tënd të madhërishëm. Ti i kërkove falje vetëm një vajze nga 3 që kishte ofenduar.
Ilir Shaqiri: Nuk ankohem. Ty “Përputhen” në 10 muaj të ka sjellë këtu.
Antonela Berisha: Si ty “Amici”. Je i njohur si Iliri i “Amicit”, asgjë tjetër. Këtë e dimë shumë mirë.
Iliri Shaqiri: Unë kam bërë vepra në opera në Romë, kam karrierën time artistike.
Antonela Berisha: Pasi tha ‘je kot’, më thotë ‘Ti mund të ishe rivalja ime mbas Donaldit, nuk përputhen gjërat.
Ilir Shaqiri: Për gjuhën që ke, po. Kapaciteti dhe vlera jote është thjesht gjuha që ke. Këtë mendoj, se vlera të tjera këtu brenda nuk ke.
Antonela Berisha: Është mendimi yt. Ne s’dimë të hapim këmbët të bëjmë spërkata si ti, dimë të bëjmë gjëra të tjera, përdorim gojën.
Ilir Shaqiri: Me zanatin tim, me këmbët e mia s’ka shans të luajë as njeri.








12 Nov 2025 





