INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plagë të shumta në fytyrë, gjendet i vdekur 45 vjeçari shqiptar në Greqi. Dyshohet se është vrarë nga...

Plagë të shumta në fytyrë, gjendet i vdekur 45 vjeçari shqiptar në Greqi. Dyshohet se është vrarë nga...

Publikuar më: 12:00 17-02-2019

Mediat greke raportojnë se në Greqi është gjendur i vdekur një 45 vjeçar shqiptar. Viktima është gjetur pasditen e djeshme në një shesh në Selanik. Fytyra e tij kishte plagë të shumta dhe kjo ngriti dyshimet se 45-vjeçari është vrarë.

Dyshohet se vrasjen e ka kryer djali i viktimës. Ky i fundit është shoqëruar në polici për t'u marrë në pyetje.

Ndërkohë, identiteti i viktimës nuk është bërë ende me dije.

Article Logic
Execution time: 0.0044901371002197