INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gripi i merr jetën një të moshuare! Dhjetra të tjerë në gjendje të rëndë

Gripi i merr jetën një të moshuare! Dhjetra të tjerë në gjendje të rëndë

Publikuar më: 12:18 08-02-2019

Brenda një jave janë konfirmuar 4 vdekje në spitalin universitar Shefqet Ndroqi për shkak të virusit AH1N1. Viktima e fundit ka qenë një grua 75 vjeçare nga Lushnja.

Gruaja ka humbur jetën ditën e djeshme në spitalin Shefqet Ndroqi dhe lajmi u konfirmua sot.
E moshuara mësohet se ka ardhur në gjendje të rëndë nga spitali i Lushnjës, dhe ka qëndruar 8 orë në reaminacionin e spitalit Shefqet Ndroqi.
Aktualisht tek senatoriumi ndodhen dhe 10 pacientë të tjerë me virusin AH1N1 në reanimacion, ndërsa 3 janë dhe më rëndë, pasi janë të intubuar në spital.

Mjekët kanë paralajmëruar vazhdimisht se vendi është në situatë gripale sezonale, por kjo nuk përjashton edhe përhapjen e gripit të derrit përmes rrugëve të frymës dhe këshillojnë vazhdimisht vaksinimin, sidomos për disa grup mosha si fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë.

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943