Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Shehi ka qenë goxha i përfolur në media, sidomos pasi doli çift nga programi me Tea Trifonin, ku më pas plasi skandali se ai ishte në të vërtetë i lidhur me Melisa Lleshin ndërsa Tea me Beart Rexhepin.
Andi është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe së fundmi ka zhvilluar një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësit e tij ku e kanë pyetur nëse do të marrë pjesë në “BBVIP Kosova”.
Ai u shpreh se është i hapur ndaj çfarëdolloj ftese dhe më pas do të vendosë se çfarë do të bëjë, duke lënë kështu të nënkuptohet se shanset që ai të jetë pjesëmarrës në shtëpinë e famshme janë të mëdha.
“Me thënë të drejtën jam i hapur për të gjitha këto ftesat, më pas do t’i shqyrtojmë dhe do të shikojmë së çfarë do të bëjmë”- u përgjigj Andi.








28 Nov 2025 





