INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pjesë e Big Brother VIP 5? Mes Arbanës dhe Ledionit, ja kë zgjedh Bora Zemani

Pjesë e Big Brother VIP 5? Mes Arbanës dhe Ledionit, ja kë zgjedh Bora Zemani

Publikuar më: 11:30 19-11-2025

Moderatorja e njohur Bora Zemani, e ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”, ka shuar kureshtjen e shumë fansave duke folur për herë të parë rreth mundësisë për t’u bërë pjesë e “Big Brother” si konkurrente.

Edhe pse emri i saj është lakuar shpesh, sidomos pas historisë së bujshme në edicionin e parë me partnerin e saj Donald Veshaj, Bora ka qenë e prerë në përgjigjen e saj.

E pyetur nëse do ta ndërmerrte një hap të tillë, ajo u përgjigj negativisht, duke e cilësuar formatin si tepër të vështirë për natyrën e saj.

Ajo tha: “Nuk besoj sepse më duket eksperiencë shumë e vështirë. Unë nuk do e bëja dot.”

Më tej, moderatorja shpjegoi se e ka ndjerë presionin e këtij formati edhe pa qenë brenda shtëpisë, duke iu referuar periudhës kur Donaldi ishte banor.

Bora është vendosur përballë njërës prej pyetjeve më të diskutuara nga publiku shqiptar kohët e fundit: Cilin preferon në drejtimin e “Big Brother VIP”, Arbana Osmanin apo Ledion Liçon?

Që pas ndryshimit të moderimit të formatit, krahasimet mes dy figurave ikonike të Top Channel kanë qenë të pashmangshme, dhe shpesh personazhet publike hezitojnë të mbajnë anë. Por Bora nuk hezitoi dhe dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke treguar se shijet e saj anojnë qartë nga stili i Ledionit.

Ajo deklaroi: “Në shijet e mia, për gjithë formimin, batutën është Ledioni gjithmonë. Unë e shijoj, mund të shoh 4-5 orë Big Brother. Jam aty me Ledionin gjithmonë.”

Article Logic
Execution time: 0.0033869743347168