INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pësoi aksidentin fatal, flet ish-konkurrenti i Përputhen: “Për pak sekonda pash vdekjen me sy, ja si ndodhi …”

Pësoi aksidentin fatal, flet ish-konkurrenti i Përputhen: “Për pak sekonda pash vdekjen me sy, ja si ndodhi …”

Publikuar më: 23:31 23-11-2021

Ish konkurrenti i ‘Për’Puthen’, Argjenc Rraci ka pësuar një aksident të rëndë automobilistik këtë të martë. (Lexo më shumë këtu /foto)

Teksa po udhëtonte nga Kosova drejt Tiranës, pasi kishte një intervistë në Shqipëri dhe tashmë Argjendi ka folur për herë të parë për aksidentin e tmerrshëm.

“Siç isha më së miri duke i dhënë makinës fillon dhe merr drejtim anash. Se dija çpo ndodhte veç tmerrohesha se përplasej sa në një anë sa në anën tjetër të rrugës. Më vonë u konstatua se goma e makinës para kishte dal nga vendi”, ka thënë Argjendi për Gazeta Shqip, duke shtuar se ka qëlluar me fat që ka shpëtuar.

Argjendi ka thënë më tej se ka lëndime në trup, por jo shumë të rënda, por shton se është frikësuar shumë.

“Për pak sekonda pashë vdekjen me sy. Ishte vërtetë shumë keq”, ka thënë Argjendi.

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107