INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ra të fikët gjatë transmetimit LIVE, FIFI kërkoi të largohej nga shtëpia, ja vendimi që mori!

I ra të fikët gjatë transmetimit LIVE, FIFI kërkoi të largohej nga shtëpia, ja vendimi që mori!

Publikuar më: 11:30 24-11-2021

Sot gjatë spektaklit të “Big Brother VIP” ka ndodhur një situatë e pazakontë dhe e vështirë. Teksa po diskutohej reagimi i saj për puthjen e PM dhe Sarah (KLIKO) , Balina i tha se reagimi i Fifit erdhi sepse i iku vëmendja nga situatat e krijuara mes Dj Pm dhe Sarës. Në fjalën e saj, Balina u shpreh se kjo nuk është hera e parë që Fifi bën një gjë të tillë.

Fifi nuk i priti mirë këto fjalë. Ajo tha se kjo është një akuzë e fortë dhe pas kësaj, Fifi kërkoi të largohet nga shtëpia. Fifit i ra të fikët ‘live’ në emision dhe u desh që emisioni të ndërpritej dhe të ndërhynte ekipi mjekësor derisa Fifi u qetësua.

Ajo bëri gati valixhet për të ikur, por në fund vendosi të qëndrojë, ndërkohë që do jetë në nominim deri të premten.

 

Article Logic
Execution time: 0.004371166229248