INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Peshkatari nxjerr fëmijën 18 muajsh të gjallë nga oqeani

Peshkatari nxjerr fëmijën 18 muajsh të gjallë nga oqeani

Publikuar më: 13:35 06-11-2018

Një peshkatar i Zelandës së Re vuri re diçka që i ngjasoi me një kukull porcelani duke notuar në ujërat e oqeanit. Gus Hutt po peshkonte në plazhin Matata në Ishullin e Veriut javën e kaluar, kur ai vuri re atë që mendonte ishte një kukull prej porcelani në ujë. Një klithmë e lëshuar e bëri të peshkatarin të nxitonte drejt tij. Kurioz, Hutt e tërhoqi trupin nga deti dhe kuptoi se ishte në fakt një djalosh 18-muajsh. Hutt zakonisht peshkonte në një pjesë tjetër të plazhit dhe ishte fat i madh që ai ishte në vendin e duhur për ta parë fëmijën menjëherë pas lindjes së diellit. "U zgjata dhe e kapa për krahu. Fytyra e tij dukej si porcelan, me flokët e tij të shkurtër, por pastaj lëshoi një ulëritje të vogël dhe mendova: O Zot, ky është një fëmijë dhe është i gjallë”-rrëfeu ai.

peshkatari.jpg"Nëse nuk do të isha atje, ose nëse do shkoja një minutë më vonë unë nuk do ta shihja atë ... ai ishte me fat. Thjesht nuk kishte për qëllim të shkonte. Nuk ishte koha e tij"-tha peshkatari. Djali ishte larguar nga kampi ku ishte me prindërit e tij herët në mëngjes dhe nuk besohet të ketë qëndruar në ujë gjatë.

femija_me_nene.jpg

Fëmija besohet se doli nga çadra ndërsa prindërit e tij po flinin dhe eci në plazh, ku gjurmët e tij u gjetën duke hyrë në oqean rreth 15 metra nga vendi ku Hutt e pa atë. Nëna e fëmijës, Jessica Whyte, bërtiti kur e kuptoi se foshnja e saj ishte zhdukur dhe i tha stafit. Rebecca Salter, bashkëpronare e kampit të pushimeve ku familja e djaloshit po qëndronte i tha BBC se incidenti ishte një "mrekulli e çuditshme". "Ajo që ndodhi këtu ishte si një goditje për të gjithë. Ishte një përfundim me shumë me fat ... mund të ketë qenë një aksident me të vërtetë tragjik ". Fëmija u trajtua fillimisht nga shërbimet e urgjencës lokale para se të merret nga ambulanca në Spitalin Whakatane. Policia mori pjesë shkurtimisht në vendngjarje, por tha se ata nuk po ndërmarrin ndonjë veprim tjetër. Hutt tha se fëmija u rikthye shpejt, edhe se ai dhe gruaja e tij ishin ende të tronditur nga incidenti.

vendi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021321773529053