INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si do të duket aksi nga “Pallati me Shigjeta” te sheshi “Shqiponja” [VIDEO]

Ja si do të duket aksi nga “Pallati me Shigjeta” te sheshi “Shqiponja” [VIDEO]

Publikuar më: 13:39 06-11-2018

Në faqen në Facebook të ARRSH është postuar edhe një video shpjeguese për të kuptuar se si do të rikualifikohet Unaza e Madhe e Tiranës nga Shkolla Teknologjike deri tek Sheshi Shqiponja.

“Rruga e Unazës së re është konceptuar si rrugë kategoria “A Urbane” me seksion tip me tri korsi për çdo sens lëvizjeje me shpejtësi qarkullimi 80km/h. Përfundimi i veprës do të garantojë një rrugë me standardet më të mira evropiane ashtu sikurse do t’i japë zgjidhje trafikut tejet të rënduar në këtë zonë të kryeqytetit”, sqaron ARRSH.

Mbikalimi te Pallati me Shigjeta ishte vetëm një nga veprat në “Unazën e Madhe” të Tiranës e cila do të mbyllet me investimin prej 27 miliardë lekë ose mbi 210 milionë euro, që është parashikuar nga ARRSH për ndërtimin e 18 kilometrave prej aty deri te sheshi “Shqiponja”.

Punimet në këtë segment që është klasifikuar si autostradë urbane nga ARRSH pritet të nisin në nëntor dhe pritet të zgjasin 2 vjet, ku pjesa më sfiduese do të jetë devijimi i trafikut në këtë zonë të Tiranës.

Ky projekt do të prekë edhe 317 objekte të ngritura nga zona e “Pallatit me shigjeta” e deri te sheshi “Shqiponja”, në të dyja anët e rrugës.

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, ka bërë të ditur se ekspertë të ARRSH-së dhe Bashkisë së Tiranës, kanë dalë në terren dhe kanë bërë vlerësimin paraprak.

E teksa banorët e këtyre objekteve kanë dalë në protestë duke bllokuar aksin rrugor aktual ARRSH duket se do të vazhdojë përpara me projektin nevralgjik për lëvizjen në Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0066969394683838