INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Devoll, humb jetën aksidentalisht peshkatari 37-vjeçar

Devoll, humb jetën aksidentalisht peshkatari 37-vjeçar

Publikuar më: 19:39 05-04-2016

Një person ka humbur jetën aksidentalisht pasditën e sotme në Devoll teksa po peshkonte. Dyshohet se grepi ka rënë në kontakt me tensionin e lartë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit O.H 37 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shuec, komuna Qendër. Ndërkohë Policia ka arritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281