Mediat Islandeze kanë njoftuar për dorëheqjen e kryeministrit të Islandës pas skandalit të Panama Papers.
Sigmundur Gunnlaugsso u akuzua se fshehu miliona para dhe investime në Panama, gjë që shkaktoi edhe protesta në Islandë ditën e djeshme, ku protestuesit kërkonin dorëheqjen e kryeministrit.
Pas skandalit të fshehjes së pasurive në Panama, kryeministri i kërkoi Presidentit të Islandës, Olafur Grimsson që të shpërndajë Parlamentin. Pavarësisht kërkesës së kreut të qeverisë në Islandë, presidenti nuk ka marrë vendimin për shpërndarjen e parlamentit. Reuters bën të ditur se Presidenti ka deklaruar se do të konsultohet me partitë e tjera për ndërmarrjen e këtij vendimi, duke refuzuar paraprakisht shpërndarjen e Parlamentit.