INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përzgjidhen kandidatët për bashkinë e Kolonjës

Përzgjidhen kandidatët për bashkinë e Kolonjës

Publikuar më: 14:11 17-10-2016

Në 20 Nëntor mjeku Ilia Stefo do të përballët me kandidatin e prezantuar nga opozita Dritan Hajro, për të marrë drejtimin e Bashkisë së Kolonjës. Në grupin parlamentar të Partisë Socialsite është marrë vendimi, i cili më pas është bërë publik nga deputeti Pandeli Majko në një prononcim për mediat.
Pandeli Majko:
“Ne jemi të bindur se përzgjedhja që ka bërë shtëpia e Partisë Socialiste në Kolonjë, është e duhura, prandaj njëzëri Partia Socialiste e miratoi propozimin që erdhi në kryesi”.
Gara për bashkinë e Kolonjës bëhet më interesante, për shkak të kandidaturës së përzgjedhur nga koalicioni i djathtë. Partia Demokratike ka zgjedhur të mbështesë kandidaturën Dritan Hajro të propozuar nga Agron Duka, i PAA-së.

Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271