INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama mesazh të fortë administratës. Ja pse nisëm me “listën e zezë”

Rama mesazh të fortë administratës. Ja pse nisëm me “listën e zezë”

Publikuar më: 11:47 14-07-2017

Lista e zezë solli një reagim të fortë të opinionit publik. Por gjatë një takimi me banorët në Librazhd, Rama ka sqaruar se çfarë përmbante kjo listë dhe si erdhi tek ajo.
Edi Rama:
“U bë nami për një listë që u bë publike në facebookun tim. Nuk është listë për ti dënuar por është thjeshtë një përmbledhje e bërë nga njerëzit që kanë komentuar”.
E njëjta situatë do të ndodhë edhe me administratën publike për të cilën Kryeministri Edi Rama bëri një paralajmërim të fortesa i përket marrëdhënies së saj me qytetarët.
Edi Rama:
“Do jetë një mekanizëm me një ushtri të tërë të qeverisë për ta ndjekur një problem deri në fund. Personit do ti jepet përgjigje edhe kur nuk ka të drejtë. Në të njëjtën kohë do të merren masa për të gjithë shkaktarët e kësaj torture. Shkeljet i bëjnë ata që paguhen nga taksat tona dhe rrinë në zyrat e shtetit në pritje për të grabitur njerëz. Ne do ta bëjmë administratën që të thonë “mirëmëngjesi”, “mirëserdhe”, “ju lutem”, “faleminderit”. Që kur tu trokasë njeriu në derë, të çohen në këmbë, jo të përplasin derën në fytyrë. Është një mal i lartë për tu ngjitur, por ose do ta ngjisim, ose nuk ia kemi dalë dot”.

Article Logic
Execution time: 0.0039560794830322