INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Personave që thonë “Kosova është Serbi”, tregojuni këtë reagim të Dafina Zeqirit [FOTO]

Personave që thonë “Kosova është Serbi”, tregojuni këtë reagim të Dafina Zeqirit [FOTO]

Publikuar më: 12:33 21-07-2020

Dafina Zeqiri është një nga artistët e shumtë që kanë reaguar ndaj gafës së kompanisë ‘Apple’ e cila kishte vendosur Kosovën si pjesë të territorit të Serbisë.

Për këtë, ditët e fundit është bërë një fushatë e madhe nga artistë shqiptarë ndaj kompanisë për të përmisuar gabimin e bërë, ndërsa postimet e artisteve shqiptare nuk kanë munguar. Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora, Dafina Zeqiri, etj kanë treguar dhe prejardhjen e shqiptarëve.

Këto reagime kanë “tërbuar” serbët të cilët janë futur në profilet e këngëtareve shqiptare dhe kanë bërë komente raciste të tipit “Kosova është Serbi”. Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ironizuar këto reagime raciste duke publikuar videon e mëposhtme.

“Serbia thotë Kosova është Serbi. Shqiptarët e dinë që nuk është”, shkruan ajo mbi videon që qesh me të madhe.

 
 
 
View this post on Instagram

????

A post shared by Dafina Zeqiri (@dafina.zeqiri) on

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107