INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përse kompanitë po kërkojnë të punësojnë njerëz me spektrin e autizmit?

Përse kompanitë po kërkojnë të punësojnë njerëz me spektrin e autizmit?

Publikuar më: 12:04 29-08-2019

Në kohën kur çdo gjë po ecën me ritme të shpejta, njerëzit me spektrin e autizmit, kanë më shumë shpresë për të hyrë në botën e punës sidomos në fushën e teknologjisë.

Prestigjiozja “Wall Street Journal” shkruan se, gjithnjë e më shumë kompani, të specializuara në teknologji të lartë në SHBA, po punësojnë njerëz me këtë spektër, pasi gjendja e tyre i bën veçanërisht të përshtatshëm të kryejnë disa detyra në sektorë kyç, si ai i Inteligjencës Artificiale dhe Big Data.Disa njerëz të prekur nga autizmi sot punojnë për kompani si Microsoft, Ernst & Young, Credit, shumëkombëshen Dell Technologies kompani lider në sektorin e shërbimeve IT në nivel botëror. Njerëzit e prekur nga autizmi kanë dhuntinë e një metode arsyetimi analitik, që për shembull përshtatet mjaft mirë me zhvillimin e modeleve të Inteligjencës Artificiale. Disa persona qëndrojnë të përqendruar për shumë orë me radhë, pa u lodhur, apo kryejnë detyra përsëritëse pa e humbur interesin në atë gjë që po bëjnë.

Ata mund të jenë shumë të dobishëm  dhe shpesh janë më të mirë se kolegët e tyre në sisteme dhe dinamika që përfshijnë tag foto dhe video për të krijuar databaza për algoritmet.Natyrisht, jo të gjithë punëdhënësit janë të vetëdijshëm për këtë potencial.

Për shkak të një paragjykimi të kohës së shkuar, kur bëjnë një intervistë pune me një person të prekur nga autizmi, në shumë raste shohin vetëm vështirësitë e tij në marrëdhëniet me të tjerët .

Në shumë raste, të dokumentuara nga “Wall Street Journal”, punësimi i një personi të prekur nga autizmi ka qenë një bast i fituar.

Në stafin e Ernst e Young janë punësuar 80 persona me autizmi. 8 prej tyre kanë një ndihmesë aktive në ndërtimin e rrjeteve nervore, falë të cilave mund të kuptohet, në një kohë të shkurtër, nëse një klient mund të përfitojë nga zbritja nga taksat dhe të realizojë një algoritëm për të automatizuar krijimin e kontratave të konsulencës për grupin. Sipas vlerësimeve, falë kësaj strategjie, rrjeti ka kursyer rreth 500 mijë orë punë në vit.

Article Logic
Execution time: 0.0036520957946777