INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përputhet autorja e Përputhen? Olsa Muhameti përgjigjet publikisht: Historitë e…

Përputhet autorja e Përputhen? Olsa Muhameti përgjigjet publikisht: Historitë e…

Publikuar më: 21:32 23-07-2021

Ka përputhur disa çifte në “Për’puthen” rinore dhe atë +40, po për vetë atë a do të ketë përputhje këtë verë?! E kemi fjalën për autoren e programit më të ndjekur në Shqipëri, Olsa Muhameti. Ajo ishte e pranishme në festën e organizuar nga Lori Hoxha dhe nuk mund t’i shpëtonte mikrofonit të “Pushime On Top”. Moderatorët, Ori Nebijaj dhe Flori Gjini e ngacmuan Olsën për jetën e saj private. “Po mirë mi Olsa, një sekondë. Si ka mundësi që përputhe zemrat e të gjithëve, tënden kur do e përputhësh?”, e pyet Flori. “Jam duke njohur” shprehet autorja e programit të dashurisë.

Më pas Ori vazhdon: “Olsa po njeh njërin…”. Në atë moment, Olsa ka konfirmuar me “po” duke shkelur syrin.

“Thonë që historitë e verës nuk janë të gjata”, e ngacmon prezantuesja. “Jo, janë intensive, kjo ka rëndësi”, shprehet duke qeshur Muhameti.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055