INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përpjekjet e kuksianëve për të ndaluar hyrjen e Kryeministrit. Por me çfarë mbërriti Rama në Kukës? [VIDEO]

Përpjekjet e kuksianëve për të ndaluar hyrjen e Kryeministrit. Por me çfarë mbërriti Rama në Kukës? [VIDEO]

Publikuar më: 16:28 05-04-2019

Kryeministri Edi Rama sot ishte në Kukës në një takim me qytetarët kur bëri me dije dhe kandidaturën e Safet Gjicit për zgjedhje lokale në këtë bashki.  Por rruga e tij drejt qytetit nuk ishte e lehtë. Madje, PD tha se Rama arriti në Kukës me helikopter.

“Edi Rama ruhet nga policia për takimin në Kukës, pritet të shkojë me helikopter për shkak të rrugëve të zëna nga qytetarët”, ishte njëri prej njoftimeve të PD.
Në hyrje të qytetit ka pasur dhe përplasje mes policisë dhe qytetarëve që dëshironin të pengonin hyrjen e Ramës.
Në një njoftim të dytë PD tha se, “Qytetarët u nisën në këmbë drejt aeroportit të Kukësit pasi u informuan se Edi Rama mbërriti atje me helikopter”.
Në këtë rrugëtim ata janë ndaluar nga policia, por ka sukses. Në një video tjetër shihet se ata kanë arritur në aeroportin e Kukësit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031390190124512