Pas tre alarmeve false për përurimin e tij, këtë javë Turqia do të hapë plotësisht aeroportin e ri gjigand në Stamboll.
Transferimi nga Aeroporti Ndërkombëtar Ataturk, në aeroportin e ri të Stambollit, i cili kap vlerën e 8 miliardë dollarëve, ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ministria e Transportit ka thënë se ky proces pritet të kompletohet më 7 prill. Trafiku ajror do të ndalet në të dyja aeroportet për 12 orë, duke nisur më 6 prill, derisa pritet që edhe disa autostrada të mbyllen gjatë kësaj kohe.
Kompanitë ndërkombëtare pritet të rinisin fluturimet nga objekti i ri në mesnatën e 6 prillit.
Ky aeroport planifikohet t’iu shërbejë rreth 200 milionë pasagjerëve brenda një viti deri më 2027.
![Turqia hap aeroportin gjigand, 200 milionë pasagjerë në një vit [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/9285d67522ff98f7e062059537d2ee59_L.jpg)