INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmendet vazhdimisht në BBV3, reagon Donald Veshaj dhe ironizon banorët

Përmendet vazhdimisht në BBV3, reagon Donald Veshaj dhe ironizon banorët

Publikuar më: 13:34 14-03-2024

Edhe pse në rrjetet sociale ai ka treguar se nuk humbet asnjë Prime të "BBVIP", Donald Veshaj nuk ishte shumë aktiv në fillimet e reality show-t sa i takon opinioneve apo komenteve për lojën, gjë që pritej, jo vetëm si ish-finalist, por edhe si mbështetës i vëllait të tij binjak, Romeos. Megjithatë kjo gjë ka ndryshuar, dhe komentet e Donaldit në Prime tashmë janë kthyer në traditë, sidomos "thumbat" ndaj banorëve që përfshihen në debate me Romeon dhe që vazhdojnë të përmendin historinë e Donaldit, edhe pas kaq kohësh.

Mbrëmjen e djeshme, përmes një postimi në Instagram, ai doli kundër banorëve që e quajtën Romeon “lojtar të dobët”, teksa shkruan:

“Po këta lojtarët “e fortë” e dinë që unë kam dy vite që kam dalë nga Big-u? E vetmja mënyrë që të kapin Romeon është tek unë dhe te marrëdhënia e tij (me Heidin). Këta lojtarët e fortë them unë, se Romeo është lojtar i dobët.."

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221