INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përleshje mes shqiptarëve dhe pakistanezëve, 3 të plagosur transferohen në spital

Përleshje mes shqiptarëve dhe pakistanezëve, 3 të plagosur transferohen në spital

Publikuar më: 10:06 21-07-2019

Një tjetër konflikt mes të burgosurve shqiptarë dhe atyre pakistanezë ka ndodhur në burgjet greke. 

Policia ka njoftuar se një grup të burgosurish shqiptarë dhe ata pakistaneze janë përfshirë në një konflikt në burgun e Chania në Kretë, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas mediave greke të plagosurit u transferuan në spitalin e qytetit, ndërsa njëri prej tyre ishte në gjendje më të rëndë, pasi kishte plagë në gjoks dhe këmbë. Dy të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Konflikti ka ndodhur në kohën kur do të dënuarit do të hanin ushqim, ndërsa në vijim pritet të qartësohen rrethanat dhe identitetet e të përfshirëve në konflikt.
Kjo nuk është hera e parë që të dënuarit shqiptarë përfshihen në konflikt me të dënuar të tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775