INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përkeqësohet MOTI, ARRSH paralajmëron shoferët: Kujdes në këto akse...

Përkeqësohet MOTI, ARRSH paralajmëron shoferët: Kujdes në këto akse...

Publikuar më: 13:11 17-12-2018

Sinoptikanët kanë parashikuar përkeqësim të motit. Në zonat malore priten reshje dëbore në orët e ardhshme.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se reshjet e dëborës do të kenë intensitet deri mesatar.

ARRSH i bën apel përdoruesve të rrugës të bëjnë kujdes për shkak të lagështirës, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe gjatë natës, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Njoftimi i plotë:

Parashikohen reshje bore përgjatë zonave malore, të cilat do të kenë intensitet deri mesatar. Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po monitorojnë në vazhdimësi situatën për të mbajtur të hapura të gjitha akset.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes për shkak të lagështirës, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe gjatë natës, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Article Logic
Execution time: 0.0029029846191406