INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq 'mbërthen' Ballkanin. Shënohet viktima e parë në Serbi

Moti i keq 'mbërthen' Ballkanin. Shënohet viktima e parë në Serbi

Publikuar më: 15:37 17-12-2018

I ftohti ka përfshirë disa vende të Ballkanit, ndërsa në Serbi moti i keq ka shkaktuar viktimën e parë. Trupi i pajetë i një 50-vjeçari është gjetur në dëborë të hënën në një fshat verior të Serbisë. Vendi është përfshirë nga moti i acartë ndërsa intesiteti i reshjeve të borës është shtuar. Në Bosnje, shkollat janë mbyllur në komunat Konjiç dhe Jabllanicë, ndërsa kamionët dhe automjetet e tjera të rënda janë ndaluar të qarkullojnë në rrugët e mbuluara nga bora. Autoritetet thanë se një grup emigrantësh u shpëtuan në një zonë malore në kufirin me Kroacinë teksa përpiqeshin të arrinin vendin e Bashkimit Evropian. Dy migrantë kanë pësuar ngrirje të rëndë. Për shkak të motit të keq dhjetëra shkolla janë mbyllur për dy ditë në Rumani. Në Kosovë temperaturat minimale zbritën deri në minus 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale shënuan deri 4 gradë Celsius.Moti i keq ka përfshirë edhe vendin tonë. Për shkak të rreshjeve të dendura dhe erës së fortë ka pasur problem në disa porte të vendit. Në disa qarqe të vendit reshjet janë shoqëruar me shtrëngata, ndërsa në Veri dhe në Lindje, në zonat mbi 400 m mbi nivelin e detit, janë regjistruar reshje të dendura bore dhe mjegull në zona të tjera. Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë apel drejtuesëve të mjeteve që të bëjnë kujdes me qarkullimin në rrugë.

Article Logic
Execution time: 0.0044190883636475