INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sfida: Jo telefon për një vit dhe fiton 100 mijë $, si realizohet...

Sfida: Jo telefon për një vit dhe fiton 100 mijë $, si realizohet...

Publikuar më: 15:28 17-12-2018

Kur jemi në botën e teknologjisë dhe për më tepër të telefonëve celularë, keni menduar të sfidoni veten dhe të qëndroni pa një smartfon. Dhe nuk bëhet fjalë për minuta, as për orë as për një ditë por plot për një vit të tërë. Por nëse ju ja dilni atëherë do të fitoni 100 mijë dollar.

Është kjo sfida e cila është lëshuar në SHBA, një sfidë që i fton njerëzit të qëndrojnë 365 ditë pa përdorë një smartfone apo një tablet.

Për të qënë pjesë e saj duhet të jesh resident në SHBA, të kesh mbushur moshën 18-vjeç. Brenda 8 janarit në tëitter apo instagram do të përshkruani sesi do ta kaloni vitin pa patur një telefon. Po ashtu do të përdorni hashtagët #NoPhoneforaYear e #contest.

Në vijim do të jetë një juri e cila do të vlerësojë postimet duke parë krijimtarinë, origjinalitetin, humorin, cilësinë e fotove, videove por edhe gramatikën.

Pas kësaj mund të nis edhe sfida. Për 50 javë do të qëndroni larg një smartfoni dhe tabletëve duke përfshirë edhe aparatët e miqve dhe familjarëve. Por mund të përdorni kompjuterin por edhe një telëfon të vjetër të viteve 90.

Gjatë vitit personat që marrin pjesë në sfidë herë pas here do t’i nënshtrohen edhe makinës së vërtetës. Nëse dikush vendos të tërhiqet pas 6 muajsh do të ketë po ashtu mundësinë të fitojë 10 mijë dollar .

Tashmë kanë nisur edhe postimet e para të atyre që duan të marrin pjesë në këtë sfidë interesante.

Disa prej tyre janë shprehur se gjatë vitit do të përqëndrohen në shkollë, do të udhëtojnë, apo do të qëndrojnë me familjen.

Article Logic
Execution time: 0.00388503074646