INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Përgjithmonë PO''/ Eliona Pitarka merr propozimin për martesë, por kush është fatlumi?! [FOTO]

''Përgjithmonë PO''/ Eliona Pitarka merr propozimin për martesë, por kush është fatlumi?! [FOTO]

Publikuar më: 18:31 08-10-2020

Eliona Pitarka është një ndër aktoret më simpatike shqiptare e cila prej disa vitesh ka rrëmbyer vëmendjen e publikut me pamjen dhe humorin e saj. Ajo është shumë e preferuar për linjat seksi, por për jetën private ka qenë gjithnjë e rezervuar, megjithatë lidhja e saj ka shkuar në një tjetër nivel.

Aktorja e humorit ka marrë një propozim nga partneri i saj dhe këtë e ka bërë të ditur vetë në instagram. Ajo ka postuar një foto ku tregon unazën e propozimit ndërsa shkruan: “Përgjithmonë ne, përgjithmonë po”.

Përveç fotos ku tregon unazës dhe faktit që ka pranuar propozimin, Eliona nuk ka zbuluar detaje të tjera lidhur me partnerin.

Ndërkohë krahas fotos shohim se ajo ka marrë shumë mesazhe nga miq dhe fansa të saj të cilët i kanë uruar jetë të gjatë e të lumtur me partnerin.

View this post on Instagram

Forever us, forever YES ?❤️ #heproposed

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

Article Logic
Execution time: 0.0040469169616699