INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjaket PASHKA, terroristët vrasin një gazetare[FOTO]

Përgjaket PASHKA, terroristët vrasin një gazetare[FOTO]

Publikuar më: 09:39 19-04-2019

Një gazetare është vrarë në Irlandë gjatë një aksioni të policisë në zonën Creggan të Derryt. Ajo është Lyra McKee 29-vjeçe, ndërsa policia po e konsideron si “incident terrorist”.

Incidentet nisën, pasi policia bastisi disa shtëpi në këtë zonë, ndërsa ndaj saj janë hedhur bomba molotov dhe është qëlluar me armë zjarri. Lyra McKee u plagos në vendin e ngjarjes, por pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital nuk mundi që të mbijetonte duke ndërruar jetë.
“Një person qëlloi pa dallim” tha njëri nga reporterët që gjithashtu gjendej në vendin e ngjarjes gjatë aksionit. Ndërsa Zv.shefi i policisë, Mark Hamilton thotë se pas kësaj ngjarjeje dyshohet se është organizatat "IRA”.
Ai shpjegoi se po zhvillonin një operacion për të gjetur armë zjarri, të cilat mund të përdoreshin gjatë fundjavës së Pashkës.

gaz.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932