INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përflitet për një lidhje me Zunën, por Loredana mban ende këtë kujtim nga Mozzik [FOTO]

Përflitet për një lidhje me Zunën, por Loredana mban ende këtë kujtim nga Mozzik [FOTO]

Publikuar më: 12:34 05-06-2020

Edhe pas ndarjes së tyre, Loredana dhe Mozzik kanë mbetur emrat më të përmendur në showbizz. Dhe me postimet e bëra dyshja po nxitin edhe më shumë dyshimet. Së fundmi, reperja ka postuar një foto në Instastory.

Loredana e cila është duke jetuar në Zvicër, ka publikuar një fotografi të vajzës së saj Hana, dhe me dashje apo pa dashje, ka treguar në foto edhe një fotografi të saj me Mozzikun, e cila u bë pas çmimit të tyre të fituar me ‘Bonnie & Clyde’.

dsg.png

 

Kujtojmë që mbrëmjen e kaluar, reperi i njohur ka publikuar projektin më të ri muzikor, për të cilin ka marrë një përkrahje të madhe edhe nga Loredana.

Zuna e ka titulluar ‘Benzema’ këngën e re, të cilën e shoqëroi edhe me klip, por pjesë e këtij projekti është edhe reperja me origjinë shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0033349990844727