INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për të gjithë që mezi po e prisnin, publikohet traileri i ri i filmit 'Joker'!

Për të gjithë që mezi po e prisnin, publikohet traileri i ri i filmit 'Joker'!

Publikuar më: 14:05 30-08-2019

Ditën e djeshme është publikuar traileri i filmit “Joker”, ku në rol kryesor luan Joaquin Phoenix.

Filmi me producent Bradley Cooper dhe regjisor Todd Philips, tregon historinë e Arthur Fleck, një klloun tepër i trishtuar nga Gotham.

Teksa ditët i shkojnë duke u kujdesur për mamanë e tij të sëmurë, ai ëndërron të bëhet një komedian i famshëm.

Mirëpo askush nuk qesh me të, pavarësisht tentativave të shumta.

Madje, ai tallet publikisht në emision nga moderatori Franklin, roli i të cilit luhet nga Robert De Niro.

Arthur viziton rregullisht terapisten e tij, mirëpo ajo gjithashtu i thotë se është lodhur prej tij dhe nuk do të takohen më bashkë.

Njerëzit e sulmojë në rrugë dhe për shkak të këtij negativiteti të marrë nga kushdo, ai bëhet një personazh negativ.

Për më tepër, ndiqni trailerin:

Article Logic
Execution time: 0.0034048557281494