INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për reperin e ka?! MOZZIK feston ditëlindjen, LOREDANA i çudit të gjithë me veprimin e saj! [FOTO]

Për reperin e ka?! MOZZIK feston ditëlindjen, LOREDANA i çudit të gjithë me veprimin e saj! [FOTO]

Publikuar më: 12:34 29-09-2020

25-vjetorin, reperi i njohur kosovar, Mozzik ka vendosur ta presë me disa momente pranë vajzës së tij të vogël, Hana, duke treguar sa mirënjohës është për gjithçka ka në jetën e tij sot.

“HAPPY BIRTHDAY TO ME #25

E pikërisht sot 25 vite Zoti më dha frymën e parë !

Sa falenderues jam për gjitha të mirat që më rrethojnë , familjen e shoqërinë e shëndoshë , e gjithë fansat që më përcjellin në qdo moment.

I gëzofshim edhe 100 së bashku të gjithë !

#25 #MOZZIK”, ka shkruar Mozzik krah videos së fundit në llogarinë e tij ku shfaqet me vogëlushen dhe ku nuk kanë munguar urimet e shumta nga ndjekësit e tij.

 

Kjo ditëlindje e ka gjetur reperin pranë njeriut më të shtrënjtë të tij, Hanës, nga e cila ka qenë larg për disa kohë për shkak të kushteve të pandemisë.

Kujtojmë se ditët e fundit në rrjet ka qarkulluar lajmi se Mozzik dhe Loredana janë rikthyer bashkë për shkak të videove ku janë parë duke bërë ‘shopping’, megjithatë deri më tani vetë dyshja nuk ka reaguar lidhur me këtë lajm.

Ata nisën të ndiqnin njëri-tjetrin në Tik Tok, u shfaqën me rroba të njejta dhe si të mos mjaftonin të gjitha këto, Loredana çuditi pak fansat me një veprim të fundit që ka bërë.

Reperja e njohur ka publikuar në Instastory një video, ku shfaqet pranë një makine të njëjtë me atë që Mozzik bleu vitin e kaluar. Ky veprim i reperes ka shtuar edhe më shumë dyshimet pasi ditën e sotme reperi feston 25 vjetorin e lindjes.

222.jpg

 

Makina është e njejtë, pikërisht Mercedes Benz G63 AMG, por siç duket vetëm targat ndryshojnë pasi Loredana e ka personalizuar me targën LZ (Loredana Zefi).

lz.png

 

Makinat janë të njejta, por target të ndryshme, vetëm nëse mund t’i kenë ndërruar këto të fundit.

Screenshot_1.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0032491683959961