INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, Mozzik festoi ditëlindjen me Loredanën dhe qëndroi në shtëpinë e saj? Ky ''DETAJ'' flet shumë! [FOTO]

Pra, Mozzik festoi ditëlindjen me Loredanën dhe qëndroi në shtëpinë e saj? Ky ''DETAJ'' flet shumë! [FOTO]

Publikuar më: 10:29 30-09-2020

Që prej ndarjes e deri në këtë moment që po shkruajmë, Loredana dhe Mozzik kanë qenë në qendër të mediave rozë. Shpesh herë kanë folur në intervista të ndryshme në lidhje me marrëdhënien e tyre, ndërsa së fundmi janë parë bashkë në Gjermani, teksa bënin shopping në një qendër tregtare.

Duke e ditur se njerëzit dhe media janë shumë kuriozë, të dy artistët po luajnë me publikun dhe po postojnë foto apo video të koduara. E tillë ishte dhe ajo që ka postuar Lori në instastory, pikërisht në ditëlindjen e Mozzik.

Ajo shfaqet pranë pranë veturës Mercedes Benz G63 AMG, e njëjtë me atë që Mozzik e ka blerë vitin e kaluar. (shiko këtu).

Postimi i saj i dyshimtë vjen pas zërave se dyshja mund të jetë ribashkuar dhe si të mos mjaftonin postimet e mësipërme, Mozzik ka bërë një tjetër postim në Instagram (pas videos me Hanën), ku ka shkruar: “Happy G Day! Djali i datëlindjes.” Por, çfarë tërhoqi vëmendjen e fansave? Në foton e dytë, reflektohet në sfond imazhi i një vajze bjonde. Duke qenë se historia e reperit me Loredanën mori gjithë vëmendjen e mundshme, tashmë sytë janë kthyer pikërisht nga kjo e fundit. A është Mozzik duke e festuar 25-vjetorin me ish-partneren? Ndjekësit janë të bindur se po, madje ata kanë kapur një tjetër detaj interesant. (shiko këtu).

Siç mund ta dalloni, karriget në fotot që postoi Loredana janë të njejta me ato të fotos që Mozzik postoi me Hanën.

loredabanizz.png

 

Pra, nuk e dimë nëse janë ribashkuar ose jo, por ajo që kuptohet është se Mozzik ka kaluar goxha kohë me vajzën dhe Loredanën në Gjermani, madje ka qëndruar në shtëpinën e ish-partneres së tij.

Article Logic
Execution time: 0.017981052398682