INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për pak ditë, një asteroid gjigant

Për pak ditë, një asteroid gjigant "viziton" Tokën

Publikuar më: 10:50 30-08-2019

Planeti ynë në datën 14 shtator do të vizitohet nga një asteroid gjigant.

Përmasat e të tij janë shumë të mëdha, krahasuar me ato të ndërtesave më të larta në planet, i gjerë 290 metra dhe i gjatë 650.

Trupi qiellor quhet 2000 QË7 dhe do t’i afrohet Tokës me një distancë prej 5.3 milionë kilometrash duke udhëtuar me një shpejtësi prej 23.100 kilometrash në orë.

Edhe pse distanca mund të duket shumë e largët në realitet nuk është .

Ky trup qiellor cilësohet edhe i rrezikshëm sepse diametri i tij është 150 metra dhe i afrohet Tokës më pak se 0.5 njësi astronomike.

Qendra e NASA-s do ta vëzhgojë trajektoren e tij gjatë gjithë kohës dhe sipas ekspertëve asteroid nuk përbën rrezik.

Kjo nuk është hera e parë që asteroidi i afrohet Tokës. Hera e fundit ka qënë në vitin 2000 dhe vizita e ardhshme pritet të jetë në vitin 2038 por do të jetë më larg.

Article Logic
Execution time: 0.003446102142334