INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I nxehti po vret peshqit, Shqipëria në zonën e rrezikut

I nxehti po vret peshqit, Shqipëria në zonën e rrezikut

Publikuar më: 11:04 30-08-2019

Rritja e temperaturave po vret peshqit dhe gjallesat e tjera detare, edhe në Shqipëri. 

Alarmi është ngritur nga një studim disa vjeçar i realizuar nga një ekip francez i Qendrës Kombëtare për Kërkime Meteorologjike si dhe Universiteti i Tolouse mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike.
Nga të dhënat e mbledhura që prej vitit 1982 e deri më sot tregohet se Mesdheu është një prej zonave më të prekura nga efektet e ndryshimeve klimatike.
Studimi thotë valët e të nxehtit në sipërfaqe janë një problem që është intensifikuar ndjeshëm kohët e fundit. Një fenomen i tillë ndodh më së shumti në muajt e verës dhe bën që temperatura sipërfaqësore të rritet mesatarisht me gjysmë gradë celsius.
Por më shumë se në sipërfaqe problem është rritja e temperaturave nën sipërfaqen e ujit. Gjatë muajve tetor deri në dhjetor temperatura nën sipërfaqen e ujit rritet me 1-2 gradë celcius, duke qenë rrezik për gjallesat. Më të rrezikuarat janë midhjet, thotë studimi. Së bashku me Shqipërinë në listën e rrezikut ndodhen Libani, Izraeli, Italia dhe Greqia.

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324