INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fat i trishtë i shqiptarëve, mbi 11 mijë enden në kampet e Europës. Sa shanse kanë për azil?

Fat i trishtë i shqiptarëve, mbi 11 mijë enden në kampet e Europës. Sa shanse kanë për azil?

Publikuar më: 09:28 30-08-2019

Me mijëra shqiptarë presin me ankth se cili do të jetë fati i tyre teksa enden në kampet e Europës duke shpresuar se do të fitojnë azil në një nga vendet e BE-së

Të dhënat e Zyrës Europiane të Mbështetjes së Azilit (EASO) bëjnë të ditur se deri në fund të muajit qershor kishte 11,595 raste të mbetura pezull për aplikime për azil nga shqiptarët.

Pasi rastet e mbetura pezull ranë në rreth 7,300 në janar 2018, ato filluan të rriteshin sërish në pjesën e parë të këtij viti, si rrjedhojë e rigjallërimit të ciklit të emigracionit. Të dhënat e tjera të EASO bënë të ditur se në 6 muajt e parë të vitit kishte 10,439 kërkesa për azil për herë të parë nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kërkesat për azil janë rritur ndjeshëm me 29.3%.

Rastet e mbetura pezull janë ndër më të lartat në rajon edhe për faktin se aplikimet për azil janë dukshëm më të larta në raport me shtetet fqinjë, mesatarisht 4-5 herë më shumë..

Por, pjesa më e madhe e atyre që presin ka shumë gjasa të marrin përgjigje negative.

Shqipëria nuk është as në luftë dhe as në konflikt civil, që do i jepte përparësi qytetarëve të saj. Përkundrazi cilësohet prej vitesh si një vend i sigurt dhe për më tepër që është në proces negociatash për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, megjithëse ky process po shtyhet e po shtyhet.

Të dhënat e EASO tregojnë se mesatarisht 93-96% e aplikimeve nga shqiptarët marrin një përgjigje negative.

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549